Referendumi për shkarkimin e Bashës, Komisioni i Rethemelimit çertifikon sot rezultatin

Nga A2 CNN
19 Dhjetor 2021, 09:15 | Politikë
Referendumi për shkarkimin e Bashës, Komisioni i Rethemelimit

Komisioni për Rithemelimin e Partisë Demokratike do të mblidhet mëngjesin e së dielës për të certifikuar rezultatin përfundimtar të referendumit për ratifikimin e Kuvendit Kombëtar të 11 dhjetorit, për shkarkimin e Lulzim Bashës.

Përmes një deklarate për shtyp, mbrëmjen e djeshme nga selia e PD, Albana Vokshi deklaroi se në referendum votuan më shumë se 43 mijë demokratë, pjesa më e madhe e të cilëve, sipas rezultateve paraprake ishin për shkarkimin e Bashës.

Pas përfundimit të procesit të verifikimit, Komisioni do të bëjë me dije rezultatin përfundimtar të referendumit me anë të një njoftimi për media. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos