
Kryetari i PD, Lulzim Basha komentoi edhe një herë ngjarjen e ndodhur një ditë më parë në Kavajë, ku një person mbeti i plagosur në një zyrë elektorale të Partisë Demokratike.
“Kavaja nuk u tremb kurrë nga diktatura. Kavaja do t’i prijë fitores së gjithë Shqipërisë. Zjarrin e shpresës nuk e shuan dot as shiu i bekuar, dhe as sulmi burracak i Edi Ramës, përkundrazi, jemi më të vendosur se kurrë, jemi më të fortë dhe të bashkuar se kurrë, për t’i dhënë shqiptarëve fitoren më të thellë në 30 vite. Ndryshimi është i pandalshëm”, tha Basha gjatë një tubimi në qytet.
“Një njeri i vetëm i cili për 8 vite me radhë nuk arriti të bëjë gjë tjetër veç se të shkaktojë plagë në trupin e Shqipërisë, për 8 vite pati të gjitha pushtetet dhe dështoi, nuk e ndal dot këtë uragan shprese”. (A2 Televizion)