Plagosja në Kavajë, PD publikon foto të personave të shpallur në kërkim me kryetarin e Bashkisë

Nga A2 CNN
20 Prill 2021, 10:51 | Politikë
Plagosja në Kavajë, PD publikon foto të personave të

Partia Demokratike ka publikuar një fotografi ku duket autori i dyshuar i plagosjes në Kavajë mbrëmjen e së hënës, Ndriçim Jonuzi, në shoqërinë e kryetarit të Bashkisë Kavajë, Redian Krali dhe dy personave të tjerë të shpallur në kërkim për ngjarjen, Markel Shtylla dhe Dorian Troplini.

“Edi Rama merret me gënjeshtra dhe manipulime, ndërkohë që dhunuesit nuk janë arrestuar akoma! Asnjë gënjeshtër nuk e ndihmon dot Ramën, sepse të gjitha faktet dëshmojnë se sulmuesit e djeshëm janë njerëzit e tij dhe kanë vepruar me qëllim. Ky është një sulm kriminal kundër demokracisë sonë nga një njeri që tashmë e di se do t’i humbë zgjedhjet. Të dielën ne do të fitojmë dhe do të sjellim ndryshimin, për të cilin Shqipëria ka nevojë!”, thuhet në reagimin e PD-së.

Më parë, Jonuzi bëri një deklaratë nga arratia, duke thënë se historikisht ka qenë simpatizant i PD-së dhe se ngjarja nuk ka fare arsye politike. Shtylla aktualisht mban detyrën e shefit të Policisë Bashkiake në Kavajë, ndërsa Troplini ishte efektiv i kësaj force. Të dy janë pezulluar nga detyra, konfirmoi për A2, kryetari i Bashkisë së Kavajës, Redjan Krali. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos