
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, reagoi sërish për çështjen e përgjimeve të kryera nga antimafia italine, pjesë të së cilave u publikuan dhe në mediat e dy vendeve.
Sipas numrit dy të PD, kryeministri Rama sa herë që njerëzit e tij kapen në pazare me trafikantët e drogës ua hedh fajin të tjerëve dhe justifikohet.
“Sa herë njerëzit e tij kapen në përgjime në pazar me trafikantët e drogës, duke blerë vota me krimin e organizuar apo duke shitur tendera, koncesione dhe leje ndërtimi, Edi Rama vetëm justifikohet. Ai kurrë nuk di asgjë, gjithmonë sillet sikur i bien në qafë të tjerët.
Shqiptarëve u ka ardhur në majë të hundës dhe janë lodhur duke dëgjuar Ramën dhe justifikimet e tij. Ata e dinë se kjo është qeveria më e keqe dhe më e korruptuar në historinë e Shqipërisë.
Askush nuk e beson më Edi Ramën. Më 25 prill, shqiptarët do t’i tregojnë vendin kësaj qeverie dhe do të votojnë për ndryshimin”, shkruan Bardhi. (A2 Televizion)