Hajdari: Elbasani, qytet me shumë probleme, synoj 30-50 mijë vota

Nga A2 CNN
27 Janar 2021, 09:58 | Politikë
Hajdari: Elbasani, qytet me shumë probleme, synoj 30-50 mijë vota

Deputetja Rudina Hajdari, e cila ka shpallur pak ditë më parë kandidaturën e saj në Elbasan, ishte e ftuar në Dita Jonë për të folur mbi ambicien e saj për Elbasanin dhe pritjen që i është rezervuar nga zgjedhësit atje.

Në fillim, Rudina Hajdari tregoi se pse zgjodhi të kandidojë në qarkun e Elbasanit. “Qarku i Elbasanit përfshin edhe Librazhdin. Unë jam mbesë Librazhdi nga mamaja, kam lidhje. Arsyeja kryesore që e kam zgjedhur Elbasanin, ky qytet është vetëm 20 minuta larg Tiranës, është shumë i rëndësishëm dhe ka një popullsi të madhe, e cila është punëtore. Elbasani është një qytet me shumë kulturë dhe të mos damkoset si një qytet që ka problematika me krimin e organizuar. Unë dua të rikthej vlerat e Elbasanit”.

Më tej, Hajdari bëri të ditur edhe synimet e saj në zgjedhje. “Unë synoj 30-50 mijë vota në qarkun e Elbasanit. Jam e sigurt që do t’i marrim këto vota”, u shpreh Hajdari.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos