
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka publikuar një tjetër video, ku një qytetar që zotëron një biznes të vogël tregon vështirësitë e mëdha për ta mbajtur atë, pas rritjes së taksave.
Krahas videos, kryedemokrati thekson se biznesi i vogël është më i prekuri nga kriza e thellë ekonomike pasi veç rënies së konsumit, ky biznes prej kohësh është ngarkuar edhe me peshën e rëndë të TVSH-së.
Sipas Bashës, biznesi i vogël ka nevojë për ndihmë urgjente pasi koha nuk pret.
"Biznesi i vogël është më i prekuri nga kriza e thellë ekonomike. Veç rënies së konsumit, ky biznes prej kohësh është ngarkuar edhe me peshën e rëndë të TVSH-së. Taksat vendore, çmimi i ujit dhe energjisë janë po ashtu një kosto e papërballueshme. Biznesi i vogël ka nevojë për ndihmë urgjente. Koha nuk pret", shkruan kreu i opozitës. (A2 Televizion)