Marrëveshja e 5 qershorit, lehtësira në kodin penal për denoncuesit e vjedhjes së votës

Nga A2 CNN
20 Tetor 2020, 15:43 | Politikë
Marrëveshja e 5 qershorit, lehtësira në kodin penal për

Rreth 6 muaj para zgjedhjeve, vazhdojnë përgatitjet për procesin e 25 prillit. Janë 7 ligjet që shoqërojnë Kodin Zgjedhor në marrëveshjen e 5 qershorit dhe që po kalojnë në komisionin e ligjeve. Ndër to dhe ndryshimet në Kodin Penal ku lehtësohen ata që denoncojnë vjedhjen e votës.

Mazhoranca vijoi me implementimin e marrëveshjes politike të 5 qershorit, duke miratuar në parim, në Komisionin e Ligjeve, ndryshimet në Kodin Penal, të cilat i kishte dakordësuar edhe me PD e LSI.

Sipas të vetmit përfaqësues të opozitës, asaj parlamentare, 2 partitë e mëdha po amnistojnë personat që përdorën për të  vjedhur votat.

Krahas Kodit Zgjedhor, me marrëveshjen e 5 qershorit mazhoranca dhe opozita dakordësuan ndërhyrje në 7 ligje të ndryshme që do të garantonin një cilësi më të mirë të procesit zgjedhor duke i dhënë atij më shumë besueshmëri.

Mes tyre, në kompetencën e SPAK, shtohet hetimi i veprave penale “Korrupsion aktiv në zgjedhje” dhe “Përdorimi i funksionit publik për zgjedhje”, “eksluziviteti” hetimit dhe zbardhjes së çështjeve që do të hapen për këto vepra, i takon drejtuesit të SPAK. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos