
Shqipëria ka shumë për të bërë, janë kushtet për t’u plotësuar, jo për Brukselin apo Berlinin, por për vete siç është Gjykata e lartë. Është kjo deklarata e ambasadorit Gjerman Peter Zingraf nga Shkodra, i cili shpreh mbështetjen e Gjermanisë për integrimin.
“Shqipëria ka bërë hapa përpara, ka marre PO për bisedemet për anëtarësimin në BE, kancelarja ka deklaruar se dyert për Shqipërinë janë të hapura, po punojmë intensivisht për këtë temë. Unë mendoj që përqëndrimi i presidencçs gjermane tek Covid-19 dhe kjo situatë nuk ka qenë negative për Shqipërinë, por pozitivë një BE e fortë, një partner më i fortë për Shqipërinë.
I pyetur për situatën politike në vend ai tha se gjenden përherë arsye pozitive për të ecur përpara.
“Jemi në mes të një fushate elektorale dhe në këto kohë gjenden përherë arsye pozitive për të ecur para”. (A2 Televizion)