Basha: Qeveria përdor fatkeqësinë për propagandë, përmbytjet erdhën nga kaskada

Nga A2 CNN
15 Janar 2021, 13:51 | Politikë
Basha: Qeveria përdor fatkeqësinë për propagandë,

I ashpër ka qenë reagimi i kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pas bilancit të bërë nga kryeministri Edi Rama për bilancin e përmbytjeve që përfshinë vendin në ditët e fundit.

Sipas kreu të PD-së, kjo qeveri edhe fatkeqësinë e shikon si mundësi për propagandë. Ai lëshoi një akuzë të fortë kur tha se përmbytjet në Shkodër nuk u shkaktuan nga reshjet, por si pasojë e kaskadës.

https://a2news.com/2021/01/15/rama-opozita-dhe-meta-nen-uje-nusretin-dhe-tiren-duan-ta-bejne-kamerdare/

“Edhe sot që flasim, mijëra familje vijojnë të jenë nën ujë. Shtëpitë e tyre janë të rrethuara nga uji. Iu mungojnë ushqimet, ilaçet. Vuajnë për aksesin për të dalë nga shtëpitë dhe për të çuar të sëmurët në spital. Dhe nuk po flas vetëm për zonën e Shkodrës, por edhe për zonat rreth Tiranës, Durrësit dhe jugut. Ndonëse në rrethim politik, kryetarja e Bashkisë së Shkodrës po mundohet të bëjë gjithçka, ne jemi përpjekur me rrjetin tonë të vullnetarëve. Do t’iu qëndrojmë pranë njerëzve.

Kjo është e vetmja qeveri në botë që fatkeqësinë në botë e shikon si mundësi për propagandë. Ulen dy orë dhe njeriu që ka 8 vjet kryeministër na tregon historikun e reshjeve në 20 vitet e fundit. Në fakt, gënjen sepse këtë e di gjithë Shkodra, pasi prej ditësh nuk ka reshje dhe përmbytja ka ardhur nga kaskada. Njerëzit janë nën ujë dhe ky iu thotë shikoni investimet që kam bërë unë”, u shpreh Basha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos