Rama: Shqipëria sot e punon tokën, kemi numër rekord eksportesh bujqësore

Nga A2 CNN
15 Janar 2021, 12:42 | Politikë
Rama: Shqipëria sot e punon tokën, kemi numër rekord eksportesh

Kryeministri Edi Rama, në konferencën për shtyp, së bashku me ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Ministrin e Mbrojtjes, u shpreh se në Shqipëri është rritur ndjeshëm situata e tokës që punohet sot, krahasuar me 7 vite më parë.

Kryeministri theksoi se janë rritur ndjeshëm edhe eksportet e produkteve bujqësore.

“Kur e kemi marrë detyrën ishin vetëm 120 mijë hektarë që punoheshin, ndërsa sot shifra ka shkuar në 270 mijë hektarë. Ky është një tregues i faktit që Shqipëria e punon tokën sot. Kemi numër rekord eksportesh bujqësore. Sot, më shumë se gjysma e atyre që importoheshin janë zëvendësuar me prodhimin vendas. Ky është një fakt”, tha Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos