Basha: Rama premtoi 300 mijë vende pune, por Shqipëria ka numrin më të madh të të larguarve

Nga A2 CNN
5 Janar 2021, 08:57 | Politikë
Basha: Rama premtoi 300 mijë vende pune, por Shqipëria ka numrin

Kreu demokrat, Lulzim Basha, vijon akuzat ndaj kryeministrit Rama me premtimet e pambajtura.

Në një tjetër video të postuar mëngjesin e sotëm, ai është ndalur te premtimi i Ramës për 300 mijë vende pune, por që në fakt numri i të larguarve nga Shqipëria është më i larti në Evropë.

Sipas Bashës, Partia Demokratike ka një plan konkret që është punësimi.

“Rama premtoi punësim për shqiptarët, por sot numri i të larguarve nga Shqipëria është më i larti në Europë. Ne do të kthejmë shpresën për shqiptarët, ne do ta ndryshojmë Shqipërinë. Nëse nuk e ndalim sot, Shqipëria do të plaket dhe tkurret më shumë. Ne kemi plan konkret do t’i rikthejmë Shqipërisë punën”.

(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos