Basha reagon pas dënimit të Tahirit: U vërtetuan akuzat tona, në krye të bandës është Edi Rama

Nga A2 CNN
4 Shkurt 2022, 17:59 | Politikë
Basha reagon pas dënimit të Tahirit: U vërtetuan akuzat tona,

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha reagoi pas vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit, e cila dënoi me 3 vjet e 4 muaj burg ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Sipas Bashës, vendimi i Gjykatës dëshmoi se akuzat e PD për përfshirjen e ish-ministrit në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike kanë qenë të vërteta.

“Vendimi i sotëm për Saimir Tahirin dëshmon sa të vërteta kanë qenë akuzat e PD për përfshirjen e ish-Ministrit të Brendshëm në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Faktet e përfshirjes së tij në një grup të strukturuar kriminal janë dëshmi e qartë se në krye të bandës është Edi Rama, njeriu që e emëroi, mbrojti dhe përdori çdo mekanizëm për të zvarritur dënimin e vartësit të tij. Saimir Tahiri dhe Lefter Koka janë vetëm dy nga hallkat e zinxhirit të krimit dhe korrupsionit që ka për autor dhe zbatues Edi Ramën”, shkruan Basha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos