
Lulzim Basha vazhdon të mos flasë për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit, edhe pse kryesia e PD miratoi kandidatët për kryebashkiakë.
Shpesh është folur se një nga opsionet e tij ka qenë edhe bojkoti i këtyre zgjedhjeve, ndaj dhe referimi i rrallë që i bëri garës gjatë takimit me demokratët e njësisë 4 në Tiranë, më shumë tingëlloi si sfidë ndaj strategjisë së Sali Berishës se sa frymëzim për fitore para strukturave.
Kreu demokrat riktheu sërish në këtë takim iniciativën për vettingun e politikanëve duke i rikujtuar atyre që ka përballë qëndrimin që kanë mbajtur në 2018.
Akuzat ndaj atij që e quan trekëndëshi i Bermudës i vijoji. Basha foli gjithashtu për rritjen e çmimit të naftës duke bërë përgjegjëse politikat fiskale të qeverisë në lidhje me karburantet. (A2 Televizion)