PD publikon videomesazhin: Kandidatët e “Shtëpisë së Ilirit” nuk përfaqësojnë demokratët, kush zgjedh ata mban Ramën

Nga A2 CNN
4 Shkurt 2022, 17:07 | Politikë
PD publikon videomesazhin: Kandidatët e “Shtëpisë së

Për Partinë Demokratike, kandidatët e “Shtëpisë së Ilirit”, siç e quan PD, nuk përfaqësojnë demokratët, por të shkuarën dhe korrupsionin që e mban peng Shqipërinë.

“Dibranët e dinë mirë se si Edi Rama dhe banda e tij me shantazhe e blerje votash u mori bashkinë në 2016-ën. Prokurorja që nuk i hetoi Ministrat dhe zyrtarët e Edi Ramës është pikërisht gruaja e kandidatit të Shtëpisë së Ilirit, Përparim Kryemadhit.

Berisha & Meta po i poshtërojnë dibranët duket sjellë si kandidat burrin e prokurores Belina Zeneli, e cila nuk hetoi as dosjen e shitblerjes së votave nga socialistët dhe 300 kallëzime penale të bëra nga qytetarët dibranë, të cilët presin drejtësi për hallet e tyre.

Demokratët dhe qytetarët dibranë e dinë se kush zgjedh Metën dhe Berishën, mban Ramën”, thotë PD në një postim në Facebook, ku ka publikuar edhe një video. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos