Kryemadhi në njësinë 8 në Tiranë: Legalizimet, një përrallë që diskutohet mbi 15 vjet

Nga A2 CNN
10 Prill 2021, 14:01 | Politikë
Kryemadhi në njësinë 8 në Tiranë: Legalizimet, një

Në vijim të takimeve elektorale kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi u ndal sot në Njësinë nr. 8 në Tiranë, ku diskutoi me banorët lidhur me procesin e legalizimeve.

“Përpara disa muajsh, njerëzit, fëmijët u nxorën në orët e para të mëngjesit me gaz lotsjellës dhe jo pa qëllim ne sot këtë takim e bëjmë këtu. E bëjmë këtu për t’ju dhënë fjalën të gjithë qytetarëve të të gjitha zonave informale, sepse kështu për hir të së vërtetës ne politikanët i kemi quajtur, që jo vetëm do t’i dëmshpërblejmë për çdo qindarkë, por do tu dalim për Zot legalizimeve të gjithë qytetarëve, jo vetëm të Tiranës, por kudo, në Elbasan, në Shkodër, në Lezhë, në Durrës, në Lushnje, në Fier, në Korçë e kudo. Sepse historia e legalizimeve në Shqipëri është bërë ‘një përrallë nga e kaluara’. Është bërë një përrallë që ka mbi 15 vjet që diskuton dhe qarkullon mbi një ligj ku thuhej ‘legalizim’ dhe pastaj ‘urbanizim’ dhe rilindja e ndërroi ‘urbanizim’ dhe pastaj ‘legalizim’.

Por në asnjë vend të botës ku demokracia është thelbësore, në raste të tilla ku një familjar paguan dritat, ujin, taksat dhe çdo detyrim ligjor, jo vetëm që është i legalizuar, por është super i legalizuar, se ashtu sikurse shteti i merr taksat, ashtu e ka për detyrë ti legalizojë, t’i regjistrojë pronën”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos