
Anëtarja e komisionit rregullator në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Helga Vukaj i kërkoi kryekomisionierit Ilirjan Celibashi që të thërrasë
në një seancë Prokurorin e Përgjithshëm. Sipas saj dy institucionet duhet të koordinohen që të marrin masa ndaj krimeve zgjedhore para se të jetë shumë vonë.
“Kemi investime të pashembullta elektorale, pa procedura, lançime procesesh, prokurime, shpërndarje ndihmash, parash, certifikata pronësie, natën dhe këto janë të parecedenta në këmbim të votave dhe t’i përcillet zotit komisioner të adresojë me shkrim kërkesën tonë drejtuar Prokurorit të Përgjithshëm, i cili duhet të na informojë urgjent mbi kallëzimet e bëra në rrethe e Tiranë. Kjo është imediate dhe duhet të merren masa para se krimi zgjedhor të kaplojë gjithë vendin. Kjo që po ndodh është shumë e rrezikshme dhe sensi i akteve tona e humbet vlerën e tij nëse nuk ka reagim, integracion mes organeve ligjzbatuese, parandaluese apo fleksibilitet në zgjidhjen e këtyre kallëzimeve”. (A2 Televizion)