Meta: Vlora do të bëjë më të mirën për të trajtuar Ramën në spitalin e saj psikiatrik

Nga A2 CNN
10 Prill 2021, 18:58 | Politikë
Meta: Vlora do të bëjë më të mirën për

Presidenti Ilir Meta deklaroi nga Vlora se do të qëndrojë në këtë qytet deri në 26 prill, për të garantuar votën e lirë dhe të ndershme.

“Në 26 prill, jam i sigurt që Vlora do të bëjë më të mirën për ta trajtuar Edi Ramën në spitalin e saj psikiatrik. Nuk është ky shqetësimi, por shqetësimi është të paralajmëroj Damianin që keqpërdoret dhe nuk erdhi mbrëmë në darkën që kishim me gazetarët e Vlorës, ku u ftua të ishte pjesë për të diskutuar për mbarëvajtjen e fushatës elektorale në Vlorë. Kryeministri në detyrë ka një kartelë të psikiatrisë, që nga koha e komunizmit. Më 26 prill në Vlorë, ai do të tregojë kartelën dhe do justifikohet për ato që ka bërë. Por, Damiani nuk ka kartelë mjekësore të tillë. Kështu, të bëjnë kujdes dhe të mos e rëndojnë pozitën e tyre para sovranit”, tha Meta.

“Në Vlorë do të jem nga sot deri më 25 prill. Do të jem ditën dhe natën, siç kam ftuar edhe mbrëmë Damianin, ftoj dhe Edi Ramën nëse ka shqetësim apo merak, këtu më ka mua, për të mbrojtur zgjedhjet e lira”, shtoi Meta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos