Basha voton për kreun e ri demokrat: Me vlerat tona do të rrëzojmë regjimin Rama-Doshi

Nga A2 CNN
13 Qershor 2021, 10:40 | Politikë
Basha voton për kreun e ri demokrat: Me vlerat tona do të

Kreu aktual i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i shoqëruar edhe Dhurata Çupi dhe Jorida Tabaku i është drejtuar kutive të votimit për zgjedhjen e kryetarin e ri demokrat. Pas hedhjes së votës në kuti, ai tha se ky proces është vlerë e demokracisë dhe konkurrencës, që do të çojë deri në fund përmbysjen e regjimit Rama-Doshi.

 “Falënderoj mediat për mbulimin që po i bëjnë këtij procesi unik të zgjedhjes së demokratëve. Dua të falënderoj gjithë demokratët në mbarë vendin, komisionarët, vëzhguesit. Këto janë vlerat tona, të demokracisë, të shprehjes së lirë, të konkurrencës dhe debatit. Me këto vlera e kemi nisur betejën për ndryshim për Shqipërinë e shqiptarët, me këto vlera do ta çojmë deri në fund përmbysjen e  regjimit Rama-Doshi”, tha Basha.

https://a2news.com/2021/06/13/nga-jugu-ne-veri-vijon-procesi-i-votimit-per-kreun-e-ri-demokrat/

Basha ka kandiduar sërish për të vijuar të mbajë drejtimin e partisë. Ai garon përballë Fatbardh Kadillit, Edith Harxhit dhe Agron Shehajt. Dega nr. 2 e partisë po voton në selinë qendrore të PD-së. Pjesëmarrja në votime e demokratëve ka qenë e lartë aq sa Basha ka pritur në radhë për të votuar. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/06/13/kush-do-te-udheheqe-partine-demokratike-4-vitet-e-ardhshme-mbahen-sot-zgjedhjet-per-kryetarin-e-ri-demokrat/

A2 CNN Livestream

Latest Videos