Nga Jugu në veri ka nisur prej orës 8:00 të mëngjesit të sotëm, procesi i votimit për zgjedhjen e kryetarit të ri demokrat. 75 067 anëtarët demokratë i janë drejtuar kutive të votimit, këtë herë për të zgjedhur emrin e kryetarit që do t’i drejtojë në katër vitet e ardhshme, mes katër kandidatëve Lulzim Basha, Fatbardh Kadilli, Edith Harxhi dhe Agron Shehaj
Sipas udhëzimit, ata duhet të zgjedhin vetëm 1 prej kandidatëve pasi vota e tyre do të jetë e pavlefshme nëse votojnë për më shumë se një prej katër emrave në garë. Votën mund ta hedhin vetëm personat që kanë kartë anëtarësie.
2970 anëtarët e PD dega Durrës po vijojnë votimin në 2 qendrat e votimit të ngritura në ambientet e degës lokale të selisë blu.
Procesi i votimit ka nisur nga ora 8:00 edhe në Kukës. Gazetari i A2 raporton se interesi i anëtarësisë së PD në këtë qark është i larte. Sipas kryetarit të degës së PD, Arif Rexhmati, procesi po ecën normalisht sipas kryetarit të degës se PD Arif Rexhmati.
Edhe në qarkun e Korçës procesi për votimin e e kreut të ri demokrat ka nisur që në orën 8:00. Në të gjithë Qarkun e Korçës numri i anëtarësisë së miratuar nga PDSH për të votuar është 5379.
Votimi për kreun e ri të PD-së pritet që të mbyllet pasditen e sotme, në orën 19:00. Ndërkohë që numërimi i votave do të nisë në orën 20:00 (A2 Televizion)