Bayern fiton me "poker"

Nga A2 CNN
2 Prill 2022, 18:19 | Futboll
Bayern fiton me "poker"

Bayern Munchen ka bërë detyrën në javën e 28 të Bundesligës, këtë herë ndaj Freiburg.

Kampionët në fuqi të Gjermanisë fituan në transfertë 1-4, në një ndeshje që në pjesën e parë u mbyll me rezultatin 0-0.

Takimi u zhbllokua vetëm në minutën e 58’, nga Goretzka, ndërsa në minutën e 63-të, Freiburg barazoi me Petersen.

Gnabry i dhuroi sërish avantazhin Bayernit në minutën e 73-të, ndërsa Coman shënoi golin e tretë në minutën e 82-të. Golin e katërt e realizoi Sabitzer, në minutën e 96.

Me këtë fitore, Bayern ruan kreun e renditjes me 66 pikë, ndërsa Freiburg renditet i pesti, me 45 pikë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos