All - Paragraf - 1
Manchester City dhe Liverpool fituan ndeshjet respektive, duke vijuar kështu “luftën” për titullin kampion në Premier League.
Ekipi i Pep Guardiolës mposhti 2-0 në transfertë Burnleyn, me gola të De Bruyne dhe Gundogan, ndërkohë që ai i Jurgen Klopp fitoi me po të njëjtin rezultat në shtëpi, ndaj Watford. Golat për “The Reds” u shënuan nga Diogo Jota dhe Fabinho.
All - Paragraf - 3
City vijon të kryesojë renditjen, me 73 pikë, me Liverpool që ndjek me 71 pikë, pas 30 ndeshjesh.
Tjetër ndeshje pa gol për Armando Brojën, i cili luajti 90 minuta në sfidën Leeds-Southampton (1-1), por pa e gjetur dot rrugën e rrjetës për 7 ndeshje radhazi, përfshi miqësoret me Shqipërinë. (A2 Televizion)
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2