
Juventus dhe Barcelona realizuan shkëmbimin Pjanic-Arthur në këtë merkato vere dhe po përgatiten për një tjetër shkëmbim futbollistësh mes tyre.
Sipas “Tuttosport”, këto klube po planifikojnë një tjetër shkëmbim, atë mes Douglas Costa dhe Dembele.
23-vjeçari i Barcelonës nuk ka pasur kurrë vazhdimësi te “blaugrana”-t për shkak të dëmtimeve, ndërsa braziliani i Juves ka humbur peshë në formacionin bardhezi.
Me këtë shkëmbim, këto skuadra shpresojnë të rikthejnë versionin më të mirë të këtyre lojtarëve. (A2 Televizion)