
Ka ardhur reagimi i Zlatan Ibrahimovic pas lajmit se ka rezultuar pozitiv me koronavirus ditën e sotme.
Në rrjetet sociale, sulmuesi i Milanit është shprehur: “Dje rezultova negativ dhe sot pozitiv. Nuk kam asnjë simptomë. Covid pati kurajën që të më sfidonte. Ide shumë e keqe”.
Pavarësisht batutave me të cilat Ibra i ka mësuar tashmë tifozët, bëhet fjalë për një lajm të keq për kuqezinjtë, të cilët do të duhet të bëjnë pa të në ndeshjen e sotme ndaj Bodo/Glimt, në transfertën ndaj Crotone ditën e dielë dhe në “playoff”-in e mundshëm të Europa League pas një jave.
Por, gjithçka do të varet nga rezultatet e tamponëve të tjerë. (A2 Televizion)