
BBC bën me dije se Chelsea dhe Manchester City po përgatisin dokumentacionin për tërheqjen nga Super Liga.
Këto klube ishin dy nga 12 klubet nismëtare të projektit të ri, që u kundërshtua ashpër nga FIFA dhe UEFA.
Gjatë mbrëmjes së sotme, Chelsea do të luajë kundër Brighton dhe tifozët e ekipit kanë penguar autobusin e skuadrës që të hyjë në stadium. Petr Cech ka zbritur për të qetësuar tifozët.
“Na lini që ta zgjidhim këtë çështje. Na jepni kohë, por lëreni autobusin”, tha Cech. (A2 Televizion)