
Edhe pse për shumë projekte FIFA ka patur përplasje me UEFA-n, për atë të Superligës Evropiane dy institucionet më të mëdha të futbollit janë të të njëjtit mendim.
Të ndalohet nisja e tij dhe arrihet një gjuhë e përbashkët për të bashkëpunuar me klubet. Pas Aleksandër Ceferin, edhe numri një i FIFA-s, Gianni Infantino ka paralajmëruar se do të jetë e ashpër në vendime dhe klubet duhet të llogarisin mirë pasojat.
“Do doja të isha duke folur për reforma të tjera, për mbrojtjen e fëmijëve, për lojën e pastër për të drejtat e njeriut apo rrugën drejt Katar 2022. Orët e fundit kanë përmbysur çdo gjë dhe më vjen keq që kam lexuar fjalë sikur të bëhej fjalë për luftë apo krime. FIFA është është një institucion i ndërtuar në bazë të vlerave dhe e kundërshton në të gjitha mënyrat krijimin e një Superlige. Diçka e mbyllur dhe që i shmanget insitucioneve të futbollit. Futbolli u krijua nga njerëz të apasionuar dhe duam ta mbrojmë. Ata që kërkojnë ta shkatërrojnë, t’i mendojnë mirë pasojat. Kjo do të thotë ekzaktësisht, ose je ose nuk je pjesë e FIFA-s”, tha Infantino.
FIFA, sikundër UEFA, ka paralajmëruar përjashtimin nga skuadrat përfaqësuese në Botëror të gjithë futbollistët që janë pjesë e klubeve që i janë bashkuar SuperLigës Evropiane. (A2 Televizion)