
Në garën e Moto2, të zhvilluar të dielën në Portimao të Portugalisë, Stefano Manzi dhe Yari Montella ishin protagonistë të një aksidenti të frikshëm.
Pak pas nisjes së garës, njëri prej tyre humbi kontrollin e motorit, duke bërë që edhe piloti pas tij të përplasej me të. Të dy përfunduan në rërë, me motorët që morën flakë nga përplasja e fortë. (A2 Televizion)