Fjalimi viral i trajnerit të Sassuolos përpara ndeshjes në San Siro: Nuk dua të luaj me Milanin

Nga A2 CNN
20 Prill 2021, 18:20 | Futboll
Fjalimi viral i trajnerit të Sassuolos përpara ndeshjes në San

Vijojnë sulmet ndaj Superligës dhe klubeve që e themeluan atë. I fundit që foli ashpër kundër projektit ishte trajneri i Sassuolos, Roberto De Zerbi, i cili nesër do të luajë kundër Milanit.

“Unë nesër nuk dua të luaj sepse Milani është një nga ato skuadra që firmosën. Këtë gjë ia thashë lojtarëve dhe Presidentit të klubit. Nëse Presidenti më detyron që të luaj kundër Milanit, do të zbresim në fushë, por pa dëshirë. Ndoshta unë dhe klubi ku bëj pjesë jemi budallenj që ëndërrojmë, por kjo iniciativë është si grusht shteti”, tha De Zerbi.

“Publikuan komunikatën në mesnatë dhe faqen e internetit e kishin bërë gati. Ishte si të vendosësh flamurin në një tokë dhe të thuash “kjo është prona ime”. Kjo nuk lejon rritjen e klubeve të vogla, është njësoj sikur djali i një punëtori të mos ketë të drejtë që të bëhet doktor apo avokat. Jam shumë i nevrikosur. Këto klube nuk menaxhuan dot financat e tyre, u zhytën në borxhe dhe tani duan që të paguajnë të vegjëlit kursimtarë dhe futbollistët që ëndërrojnë të luajnë në Champions. Është diçka e trishtë dhe e shëmtuar që mund të shkatërrojë sportin që dashuroj”, shtoi trajneri i Sassuolos. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos