Beckham do të fitojë më shumë me videolojën FIFA sesa kur ishte futbollist

Nga A2 CNN
23 Nëntor 2020, 09:06 | Futboll
Beckham do të fitojë më shumë me videolojën FIFA sesa

EA Sports ka njoftuar se David Beckham do të jetë në kopertinën e videolojës FIFA dhe do të jetë i disponueshëm si “ikonë” nga 4 dhjetori. Gjithashtu, FIFA 21 do të quhet FIFA 21 Beckham Edition.

Për të bindur ish-mesfushorin e kombëtares angleze, Manchester United, Real Madrid, Milan dhe PSG që të kthehet në kopertinën e një videoloje 23 vite pas shfaqjes së tij të fundit në FIFA, ka qenë shumë e kushtueshme.

https://www.youtube.com/watch?v=6VcFjg96Ny0

Pas lidhjes së tij të gjatë me rivalët e Pro Evolution Soccer, mendohet se Beckham ka firmosur për 30-40 milionë stërlina për 3 vite. Që do të thotë se legjenda e futbollit do të paguhet rreth 256 000 stërlina në javë, ndërkohë që kur luante për Manchester United fitonte 100 000 stërlina në javë.

Një provë tjetër kjo e fuqisë mediatike që zotëron David Beckham, edhe pse ka disa vite që e ka lënë futbollin e luajtur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos