Rama: Së shpejti Komitet i Përbashkët me Dhomat e Tregtisë të SHBA-së, Italisë, Gjermanisë dhe Austrisë

Nga A2 CNN
20 Maj 2021, 17:50 | Politikë

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar ngritjen e një komitetit të përbashkët me Dhomat e Tregtisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gjermanisë, Italisë dhe Austrisë. Në postimin e shpërndarë në rrjetet sociale, kreu i qeverisë thekson se ky komitet do t'i japë biznesit vendas dhe të huaj, një mundësi më shumë për të forcuar partneritetin me qeverinë.

“Krijimi së shpejti i Komitetit të Përbashkët me Dhomat e Tregtisë do t'i japë komuniteteve të biznesit vendas e të huaj, një mundësi më shumë për të forcuar partneritetin me qeverinë”, shkruan Rama në Facebook.

Ai e shoqëron postimin edhe me foto nga takimi, ku janë të pranishëm ambasadorja amerikane në vendin tonë Yuri Kim, ambasadori italian Bucci dhe përfaqësues të dhomave te tregtisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos