Berisha “non grata”, Kadilli: Kam bindjen se do ta shmangë PD-në nga kjo çështje e së djeshmes

Nga A2 CNN
20 Maj 2021, 17:03 | Politikë
Berisha “non grata”, Kadilli: Kam bindjen se do ta shmangë

Kandidati i vetëshpallur për postin e kryetarit të Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli, shprehet se “lajmi i shpalljes së z. Berisha persona “non grata” nga Sekretari i Shtetit, ka provokuar shumë emocione, sidomos mes mbështetësve dhe atyre që kanë rrugëtuar në politikë krah tij”.

“Në 30-vjetorin e vendosjes se marrëdhënieve diplomatike me Shtetet e Bashkuara, ky vendim sjell shqetësim për të gjithë. Kujtoj ende imazhet e drejtuesve demokratë Berisha dhe Pashko, si të ftuar specialë të këtij momenti historik. Sot, në një situatë krejtësisht të përmbysur, Berisha i ka të gjitha mundësitë, synimet dhe etikën të mbrohet dhe ta sqarojë këtë çështje privatisht. Kam bindjen se ai do e shmangë PD nga përfshirja në këtë çështje të së djeshmes, duke e marrë nën emrin e vet betejën finale për emrin dhe historinë”, shkruan Kadilli në Facebook.

“Partia Demokratike, si partia e atyre që formuluan idetë politike dhe u frymëzuan nga zëri dhe ethosi amerikan, do të jetë dhe duhet të jetë e qartë në qëndrimin ndaj vlerave të lirisë dhe demokracisë, dhe nuk do t’i kompromentojë në asnjë rast marrëdhëniet me partnerin strategjik dhe mikun më të madh të Shqipërisë”, shton Kadilli. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos