Një aksident ka ndodhur në rrugën hyrëse të Fier-Sheganit, në aksin kombëtar Lushnjë–Berat. Si pasojë e ngjarjes, një person është transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjës.
Në spital ka përfunduar drejtuesi i mjetit tip “Toyota”, shtetasi A. G., rreth të 30-tave.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë rrugore dhe forcat zjarrfikëse të Lushnjës, por ndërhyrja e këtyre të fundit nuk ka qenë e nevojshme. Personi është nxjerrë nga automjeti dhe është transportuar menjëherë në spitalin e Lushnjës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Sipas policisë rrugore, drejtuesi i mjetit dyshohet se po lëvizte me shpejtësi të lartë dhe ka dalë nga rruga në kthesën e hyrjes për në Fier-Shegan. (A2 Televizion)