
Ushtria Shqiptare nuk do të jetë më e pakpaguara në aleancën e NATO-s.
Gjatë prezantimit të projektbuxhetit për Ministrinë e Mbrojtjes, kryeministri Rama deklaroi se vitin e ardhshëm ushtarakët do të paguhen 30% më shumë, se aktualisht ndërsa kjo rritje do të vijojë edhe më tej, në vitin pasardhës.
“Sot jam këtu me një zotim të mbajtur për një rritje të pagave. Nuk është e para, pas një periudhe shumë të gjatë kur FA mbetën pas të tjerëve për nivelin e pagave, por kjo është një rritje e konsiderueshme. Në gusht iu thashë se do të rrisim pagat dhe sot ato janë të shkruara me 30% rritje në pr.buxhetin e vitit të ardhshëm që do të miratohet nga parlamenti. Iu themi që vitin tjetër do t’i rrisim sërish. Nuk ka asnjë arsye që FA për sakrificën dhe potencialin që kanë të jenë mbrapa nga shumë vende të Aleancës”, tha kryeministri.
(A2 Televizion)