Kuvendi Kombëtar i PD, analistët: Refuzimi për ta thirrur do të përçante më shumë partinë

Nga A2 CNN
10 Nëntor 2021, 19:22 | Politikë
Kuvendi Kombëtar i PD, analistët: Refuzimi për ta thirrur do

Injorimi i thirrjes së Kuvendit Kombëtar do të ishte një strategji e gabuar për Lulzim Bashën, në gjykimin e analistëve Aristir Lumezi dhe Erlis Cela. Rezultati, pohojnë ata, do të ishte përçarja akoma më shumë e partisë më të madhe të opozitës.

Numri i delegatëve që kanë firmosur nuk ka rëndësi për Lumezin i cili problemin e Partisë Demokratike e sheh diku tjetër.

Zgjidhja për t’u shndërruar në një alternative që mund të vijë në pushtet sipas Çelës është distancimi si nga Basha ashtu edhe nga Berisha.

Sali Berisha gjatë foltores së tij ka shprehur gatishmërinë për t’u rikthyer në çdo pozicion që i lejon Kushtetuta e vendit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos