
Shkodra është tradicionalisht një bastion i Partisë Demokratike, dhe Bardh Spahia një nga figurat më të njohura në qytetin veri-perëndimor. Sot ai mori pjesë në referendumin që i kërkonte anëtarëve të PD mendimin e tyre mbi shkarkimin e Lulzim Bashës.
“Referendumin e kam ndjekur me shumë interes, si shprehja më e qartë e vullnetit të PD-së. Mënyra e vetme për të konfirmuar lidershipin është e drejta e anëtarëve për tu shprehur me vote. Sot kam asistuar me kënaqësi që ka qenë proces i qetë, me pjesëmarrje të jashtëzakonshme. Dega Shkodër ka pasur 2710 votues që kanë marrë pjesë. Një rritje e tejmadhe, më shumë se dyfishi nga votimi i zgjedhjeve për kryetar të disa muajve më parë.
Sipas tij, problematikat kanë qenë të vogla, “në listat kanë qenë edhe disa drejtues që nuk figuronin, por vlerësoj faktin që demokratët shkodranë treguan përgjegjshmëri qytetare”.
Basha thotë se i gjithë ky proces është praktikisht i pavlerë. “Nuk është çështje personale. Kriza e mosbesimit kishte filluar në PD para shpalljes non grata të Sali Berishës. Nuk mund të konsiderohet lider për sa kohë nuk konfirmon pëlqimin e shumicës së partisë. Kjo ka qenë mënyra më e mirë për të frenuar krizën. Më vjen keq vetëm se është humbur kohë duke mbyll sytë dhe duke mos pasur reflektim”. (A2 Televizion)