All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Kuvendi i PD, Kryesia e degës 9 voton për 11 dhjetorin, dega 6 konfirmon firmat

Nga A2 CNN
26 Nëntor 2021, 13:43 | Politikë
All - Paragraf - 1

Pas degës 6 dhe 3 të demokratëve në Tiranë, këtë herë në zyrën e Edi Palokës ishte dega 7 e kryeqytetit që ka verifikuar firmat e delegatëve të kësaj njësie. Ishte sekretari i degës, Shpëtim Qordja, që bëri të ditur se nga 86 delegatë, 46 prej tyre kanë konfirmuar se kanë nënshkruar formularin për kuvendin e 11 dhjetorit. Qordja ka lexuar para mediave 43 emra, pasi 3 prej tyre nuk pranuan që emrat të bëheshin publik.

Ndërkohë që kryesia e degës numër 9 në Tiranë ka marrë një vendim me shumicë votash që njohin vetëm kuvendin e 11 dhjetorit si legjitim, ku nga 34 anëtarë  që ka, 25 prej tyre kanë votuar pro këtij vendimi.

All - Paragraf - 3

Sipas kryesisë së kësaj dege, 11 dhjetori do të shënojë një ditë historike për PD-në ku do të merren vendime të rëndësishme për të ardhmen e saj. (A2 Televizion)


All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos