Rama dhe Kurti takohen me përfaqësuesit e biznesit: Do të lehtësojmë procesin në dogana

Nga A2 CNN
26 Nëntor 2021, 14:37 | Politikë
Rama dhe Kurti takohen me përfaqësuesit e biznesit: Do të

Kryeministri Edi Rama, së bashku me kreun e qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, zhvilluan një takim me përfaqësues të biznesit.

Rama deklaroi se është punuar intensivisht nga të dyja administratat për të kontrolluar zbatimin e marrëveshjeve të bëra në këto vite: “Aktet e përbashkëta me administratat tona doganore reduktojnë koston për bizneset e Kosovës, që tranzitojnë përmes Shqipërisë. Besoj që marrëveshja për lehtësimin e tregtisë mes palëve do të bëjë lehtësimin e të gjithë procesit në doganë për hyrje-daljen e mallrave. Mallrat, fruta-perime do të kenë lehtësim drastik”.

https://a2news.com/2021/11/26/referendum-per-bashkim-shqiperi-kosove-rama-do-te-votoja-pro-dhe-them-qe-do-te-ndodhe/

Ndërkohë, kryeministri Albin Kurti tha se është me rëndësi që të hiqen të gjitha barrierat dhe të ketë një mbështetje më të lartë në fushën e inovacionit: “Tani është koha që dy shtetet të bëjnë më shumë, të kemi zotime për heqjen e të gjitha barrierave tarifore. Është thelbësore të mundësojmë lëvizjen e lirë të punëtorëve. Ne jemi zotuar që të gjitha barrierat do të hiqen për punëtorët që vijnë nga Shqipëria”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/11/26/shqiperia-dhe-kosova-nenshkruajne-15-marreveshje-ngrihet-sekretariat-nderkoordinues-per-jetesimin-e-tyre/

A2 CNN Livestream

Latest Videos