
Milano është një nga qytetet europiane më të goditura nga pandemia, por sot banorët e saj u alarmuan nga një tjetër ngjarje.
Bëhet fjalë për disa lëkundje tërmeti, që për fat nuk shkaktuan viktima, por vetëm dëme materiale të vogla.
Epiqendra u identifikua në Trezzano sul Naviglio, në jugperëndim të metropolit verior, dhe sipas Institutit italian të gjeofizikës kishte magnitudë 3.9.
Milanezët u alarmuan edhe sepse zona e tyre nuk njihet për tërmete, e në fakt ky i sotmi është më i forti i regjistruar në 500 vitet e fundit. (A2 Televizion)