
Presidentja e Tajvanit, Tsai Ing-wen, iu përgjigj kërcënimit të homologut kinez duke i kërkuar Pekinit që të drejtohet për në rrugën e demokracisë.
Gjithashtu i kërkoi ndihmë Shteteve të Bashkuara për të kundërshtuar idenë e ribashkimit të Tajvanit me Kinën.
“Vlerat e demokracisë janë idealet dhe mënyrat e jetesës të përkrahura nga populli i Tajvanit. I bëjmë thirrje Kinës që të hyjë me guxim në rrugën e demokracisë. Vetëm atëherë ata mund të kuptojnë me të vërtetë këmbënguljen dhe idealet e popullit të Tajvanit. Ne gjithashtu nxisim Shtetet e Bashkuara që të kundërshtojnë principin e një Kine të vetme dhe komunikatën e përbashkët, për të mos zbatuar përmbajtjen përkatëse të këtij projektligji dhe për të trajtuar me kujdes çështjet e Tajvanit në mënyrë që të mos dëmtojnë marrëdhëniet më të gjera me Amerikën dhe paqen e stabilitetin e ngushticës së Tajvanit”, tha presidentja e Tajvanit. (A2 Televizion)