
Komediani Volodimir Zelenski shpalli zgjedhje të parakohshme gjatë betimit si president i ri i Ukrainës. Zgjedhjet ishin planifikuar për në tetor të 2019-tës, por në ceremoninë e zhvilluar në Kiev, Zelenski njoftoi shpërbërjen e parlamentit.
Ai tha se fundi i konfliktit me rebelët e mbështetur nga lindja do të ishte prioritet i tij. Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se nuk do ta uronte 41 vjeçarin për marrjen e detyrës, por do të priste për sukseset e para në zgjidhjen e konfliktit ne juglindje të Ukrainës dhe normalizimin e marrëdhënieve mes Kievit dhe Moskës.
Ish ylli i televizionit, i cili aktronte në rolin e presidentit në një serial të njohur, mundi me shumicë dërrmuese paraardhësin Petro Poroshenko, muajin e kaluar. Zelenski e përqendroi fushatën e tij tek lufta kundër korrupsionit në qeveri. (A2 Televizion)