
Gjatë viteve të fundit, asocimi midis një emri legjendar si Milani dhe kreut të Serie A ishte shndërruar në një histori që pak kishte të bënte me përditshmërinë e ekipit.
Por sezoni i sapofilluar duket krejt ndryshe për kuqezinjtë të drejtuar nga Stefano Pioli.
Edhe pse të lodhur pas sfidës së gjatë në Europa League me Rio Ave dhe e fituar falë penalltive, milanezët treguan një formë shumë të mirë duke mundur me rezultatin 3-0 ekipin e sapo ngjitur në kampionatin elitar italian, Spezia.
Golat u shënuan nga Teo Hernandez, gjithmonë më i rëndësishëm për ekipin, dhe nga Leao, që me dygolshin e tij bëri të harrohet, për një ditë, Ibrahimovici ende nën masat e sigurisë për pozitivitetin ndaj COVID-19.
Milani ndodhet kështu në krye të kampionatit me tre fitore në tre gara, si një tjetër ekip zikaltër por që nuk janë “kushërinjtë” e Interit, por Atalanta e mrekullive. (A2 Televizion)