
Në fjalën e tij në ministerialin e OSBE, në cilësinë e kryetarit të radhës të organizatës, kryeministri Rama foli për vështirësitë me të cilat u përball organizata.
Rama theksoi se organizata ka dështuar të trajtojë sfida si terrorizmi apo ndryshimet klimatike.
“Kur Shqipëria mori kryesinë e OSBE-së në janar, të gjithë folën për një organizatë që ishte në vështirësi. Duke u ulur tani mund të konfirmoj atë që ç’ka paraardhësit e mi kanë ndjerë. Jemi në krizë, në krizë, në përkeqësim. Kjo nuk është situatë që është krijuar nga organizata. Ne do ta shohim në sy krizën, kjo gjendje është shkaktuar nga ne, nga 57 vende të BE. Ky vizion po largohet nga ne, pasi parimet tona nuk po respektohen sepse divergjencat po rriten. Përballja zgjidhet përmbi bashkëbisedimin, kjo duhet të na shqetësojë të gjithëve. Kemi dështuar të trajtojmë dobësitë tona, sfidat nga terrorizmi, nga klima.
Supozohet të kishim një vizion të përbashkët për një Evropë demokratike të paqtë dhe të bashkuar. Ky vizion po largohet gjithmonë e më shumë sepse parimet dhe angazhimet tona nuk zbatohen, divergjencat në pikëpamjet tona po rriten. Përballja zgjidhet përmbi bashkëbisedimin, përçarja përmbi bashkëpunimin. Kjo duhet të na shqetësojë të gjithëve”, u shpreh Rama. (A2 Televizion)