
Presidenca e Shqipërisë në OSBE, nisi me paragjykime. E më pas u përball me shumë kriza, ndër to kryesorja, pandemia. Kryeministri Rama bëri bilancin e një viti kryesim të organizatës, kryesim i bërë, sipas tij, sipas mënyrës shqiptare.
“Një herë e një kohë ne ishim Koreja e Veriut e Evropës dhe krejt papritur na u desh të udhëhiqnim përmes një pandemie një organizatë kaq të madhe. Shanset na u përkeqësuan, shënuam përparim, negociuam përmirësimin e buxhetit për misionin e monitorimit në Ukrainë. Në këtë fazë gjithçka ishte kundër nesh, krizë përmbi krizë, por ne nuk hoqëm dorë. Pandemia COVID na pengoi rrugën, por ne ia dolëm. Shqipëria mori më shumë përgjegjësi se çdo vend tjetër”. (A2 Televizion)