Sekuestrimi i pasurisë së Llallës, ambasadorja Kim: SPAK po jep rezultate

Nga A2 CNN
3 Dhjetor 2020, 18:19 | Politikë
Sekuestrimi i pasurisë së Llallës, ambasadorja Kim: SPAK po jep

Pas vendimit të SPAK për të sekuestruar pasurinë e ish-kryerokurorit të përgjithshëm Adriatik Llalla ka ardhur dhe reagimi i ambasadores amerikane në Tiranë Yuri Kim. Përmes një postimi në Twitter, Kim shprehet se SPAK po jep rezultate, duke përdorur Ligjin Anti-Mafia për të luftuar korrupsionin. Ajo thekson se SHBA vijon ta mbështesë reformën në drejtësi siç kërkohet nga populli shqiptar dhe aleatët.

“SPAK po jep rezultate, duke përdorur Ligjin Anti-Mafia duke i hequr përfitimet e tij korrupsionit. SHBA-ja vazhdon të mbështesë fuqimisht zbatimin e Reformës në Drejtësi, siç kërkohet nga populli shqiptar dhe në përputhje me statusin e Shqipërisë si Aleate e NATO-s dhe aspirante e BE-së”.  

"Pikërisht për çështje të tilla korruptive u krijua SPAK-u", shtoi Kim në rrjetin social. (A2 Televizion)

https://twitter.com/USAmbAlbania/status/1334545605625044993

A2 CNN Livestream

Latest Videos