
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije nëpërmjet një postimi në Twitter se nuk ka asnjë shans që “meme”-t të ndalohen me lig.
“Shih, shih, qenkan revoltuar ca analistë se do u dënokan memet me Kod Penal, duke u nisur nga s'di ç'material jozyrtar! Po si mund të ndalohen memet me ligj na e thonë dot këta orakuj të kombit? Asnjë shans s'ka, ku ta gjenim që dhe këta të merreshin me meme që të vlenin për diçka”, shkruan Rama në rrjetin social. (A2 Televizion)