
22 persona të tjerë kanë rezultuar të infektuar me koronavirus në vendin tonë, në 24 orët e fundit, nga 443 testime të kryera.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 14 persona janë shëruar ndërkohë që rastet aktive janë 214. Sërish nuk ka asnjë humbje jete, ndërkohë që një person po merr trajtim në spitalin COVID3.
Deklarata e Ministrisë së Shëndetësisë
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.
Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 443 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 22 qytetarë, në Bashkitë:
9 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Durrës, Rrogozhinë, Mallakastër, nga 1 qytetarë në Malësi e Madhe, Kurbin, Kamëz, Fier, Vlorë, Pogradec, Berat.
Janë 214 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 1 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
Janë shëruar 14 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,713 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika ( 16 Dhjetor 2022)
Raste të reja ditore 22
Të shëruar në 24 orë 14
Të shtruar në spitale 1
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 443
Testime totale 2,014,596
Raste pozitive 332,521
Raste të shëruara 328,713
Raste Aktive 214
Humbje jete 3,594 (A2 Televizion)