
Pas emërimit të prokurorit Altin Dumani në krye të SPAK, ka reaguar edhe Delegacioni Europian, me anë të ambasadores Christiane Hohmann.
Duke përshëndetur emërimin e kreut të ri, ambasadorja nuk ka harruar në mesazhin e saj të shkurtër që mbetet vlerësimi më i madh për paraardhësin Arben Kraja, dhe "për punën e bëre gjatë këtyre 3 viteve”. Ambasadorja shtoi se një SPAK efektive është e domosdoshme për zbatimin e Reformës në Drejtësi.
Arben Krajës i përfundon mandati zyrtarisht më 18 dhjetor, më tej ai vijon punën si prokuror i SPAK për një mandat 9-vjeçar.
Këshilli i Lartë i Prokurorisë zgjodhi prokurorin Altin Dumani si kreun e ri të SPAK, me 5 vota pro. Kandidati Edvin Kondili mori 4 vota nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, ndërsa Adnan Xholi mori vetëm 1 votë. (A2 Televizion)