Zbardhet agjenda e takimit Kurti – Vuçiç në Bruksel

Nga A2 CNN
14 Qershor 2021, 15:51 | Kosova
Zbardhet agjenda e takimit Kurti – Vuçiç në Bruksel

Nesër do të mbahet takimi i shumëpritur në Bruksel në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç me ndërmjetësim të Bashkimit Europian.

Në faqen zyrtare të BE-së tashmë është bërë e ditur agjenda për nesër.

Sipas njoftimit, në orën 08:20 është planifikuar arritja e përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Europian për Politika të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Joseph Borrell.

Pastaj, në orën 10:30, zëvendëspresidenti i Komisionit Europian, Borrell, do të ketë takime bilaterale, të ndara, fillimisht me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, e pastaj edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Ndërsa, një tryezë e përbashkët plenare është planifikuar për orën 11:00.

Në orën 12:30 është paralajmëruar një konferencë për media e përfaqësuesit Special të BE-së për dialogun Prishtinë – Beograd dhe çështje të tjera të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos