Pas shkarkimit të Valdete Dakës, Osmani emëron kreun e ri të KQZ-së

Nga A2 CNN
14 Qershor 2021, 19:50 | Kosova
Pas shkarkimit të Valdete Dakës, Osmani emëron kreun e ri të

Kreshnik Radoniqi është kryetari i ri i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë. Vendimi erdhi nga Presidentja Vjosa Osmani, e cila nuk humbi asnjë minutë kohë pas shkarkimit të Valdete Dakës nga ky post.

“Kryesuesja e KQZ-së, në shumë raste, nuk ka arritur të jetë forcë e pavarur ndaj polarizimeve politike dhe që vendimmarrja e saj të drejtohet nga interesi i përgjithshëm publik, e që për rrjedhojë ka cenuar integritetin dhe besimin e qytetarëve ndaj KQZ-së”, shkruhet në njoftimin zyrtar të Presidencës.

Radoniqi është gjyqtar në Departamentin Special të Gjykatës së Apelit në Kosovë. Ai është diplomuar në vitin 2006, në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, ndërsa në vitin 2013 ka përfunduar studimet master në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Radoniqi cilësohet si gjyqtar me kredibilitet të lartë profesional dhe paanshmëri në vendim-marrje”, theksohet ndër të tjera në njoftimin e Presidencës së Kosovës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos