
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, shkarkon nga detyra, kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka. Lajmi raportohet nga mediat kosovare. Më herët, presidentja e Kosovës, i kërkoi dorëheqjen Dakës, por kjo e fundit refuzoi.
Sipas një burimi për “Kosova Press”, Osmani i ka ofruar mirënjohje publike për punën e saj në këmbim të dorëheqjes. Kryetarja e KQZ-së refuzoi duke theksuar se ka kryer detyrën në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.
Kujtojmë se kryetari i KQZ-së emërohet nga presidenti i Republikës së Kosovës dhe zgjidhet mes gjyqtarëve të Gjykatës Supreme dhe mandati i tij është 7 vjet. Ky vendim i presidentes së Kosovës erdhi pas disa përplasjeve që Daka pati me eksponentë të Lëvizjes Vetëvendosje. (A2 Televizion)