Bllokohet Qafë-Thana, 8 orë pritje për dhjetra automjete

Nga A2 CNN
14 Shkurt 2021, 19:05 | Aktualitet
Bllokohet Qafë-Thana, 8 orë pritje për dhjetra automjete

Aksi Qafë-Thanë drejt doganës së Maqedonisë së Veriut është i bllokuar prej gati 8 orësh. Aktualisht, janë dhjetra automjete që presin të kalojnë në dy senset e rrugës.

Shkak i bllokimit është bërë stuhia e dëborës dhe prania e madhe e saj në rrugë.

3 mjete, që janë braktisur nga drejtuesit, janë bërë shkak për një bllokim edhe më të madh. Po pritet ndërhyrja me mjete të vogla borëpastruese për të lëvizur 3 mjetet dhe më pas të vijojë heqja e dëborës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos